English

"Kroacia të heqë vizat për shqiptarët"

Tiranë, 4 mars, NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ministrit të Brendshëm kroat Tomislav Karamarko që Kroacia të marrë në konsideratë heqjen sa më të shpejtë të vizave për qytetarët shqiptarë.

Në takimin e zhvilluar sot mes kryeministrit dhe ministrit kroat, Berisha e ka vlerësuar këtë nisëm mes dy vendeve, si një shërbim të madh në veçanti për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët për t'u rikthyer në Shqipëri kalojnë përmes territorit të Kroacisë.

Gjatë takimit, ministri kroat e informoi Kryeministrin Berisha se marrëveshja që do të nënshkruhet mes dy vendeve për bashkëpunimin policor në vijim të kësaj vizite do të sjellë një hov të ri në këtë aspekt.

Ministri Karamarko vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe domethënëse arritjet dhe suksesin e qeverisë shqiptare nëshkatërrimin e bandave kriminale, në luftën kundër krimit e trafiqeve dhe ushpreh se vendi i tij e ka ndjekur me vëmendje këtë progres të Shqipërisë dhembetet i gatshëm të përfitojë nga përvoja e institucioneve shqiptare në këtë fushë.

Gjithashtu, ministri i Brendshëm i Kroacisë Karamarko i rikonfirmoi kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Kroacisëpër punën që po bëhet nga qeveria shqiptare për përgatitjen e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave, duke i ripohuar kryeministrit gatishmërinë e Kroacisë për shkëmbimin e përvojave edhe në këtë drejtim.

Gjatë bisedës, vizita e Ministrit Karamarko dhe e delegacionit që e shoqëronte u konsiderua si kontribut tjetër shumë i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit midis të dy ministrive dhe organeve të ruajtjes së rendit, në veçanti në fushën e luftës ndaj krimit trafiqeve, korrupsionit dhe bashkëpunimin policor.

m.xh/NOA

KOMENTE