English

Kryeministri: Pse s'na i hoqën vizat

Tiranë, 4 mars, NOA Update - Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruç, gjatë fjalës së tij në Kuvend e akuzoi qeverinë Berisha se nuk arriti të siguronte do heqjen e vizave me Bashkimin Evropian si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kryeministri ka reaguar menjëherë duke iu kundërpërgjigjur se kjo gjë nuk ka ndodhur për faj të keqqeverisjes së vendit, siç pretendon opozita. "Kur Serbia dorëzonte kriminelët e luftës, Aldo Baret bënin ligjin në Shqipëri", i është përgjigjur ai Ruçit, konkretisht me rastin e përmendur të Serbisë prej tij.

"Kur këto vende shkatërronin bandat, Nehati bënte ligjin në Tiranë", tha Berisha më pas ndërsa listoi Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Sipas Berishës, është e vërtetë që Shqipëria ka patur probleme me kartat e identitetit, por "kjo është një reformë që ju s'e bëtë dot në 8 vjet dhe ne e bëmë vetëm në 4 vjet", iu drejtua ai grupit parlamentar socialist.

"Kur shqiptarët vriteshin në kufijtë e tyre, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë lëviznin pa viza në gjithë Evropën", tha më pas ai.

n.e/NOA

KOMENTE