English

Kuvendi miraton diskutimin e nismave të PS

Tiranë, 4 mars, NOA Update - Me 125 pro dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit kanë miratuar për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar projekt-vendimin për ndryshimet në komisionet hetimore, paraqitur nga Partia Socialiste një javë më parë në seancë plenare. Seanca plenare maratonë u mbyll kështu duke përmbyllur të gjitha debatet që janë bërë mes palëve për miratimin e nismës së PS-së.

Ajo vendosi në mbyllje të saj që propozimet e Partisë Socialiste për zgjedhjet të merren në shqyrtim në datën 18 mars.

Në këtë mënyrë, Kuvendi i hap rrugën ligjërisht shqyrtimit të nismave të socialistëve, e në këtë mënyrë, edhe shpresës për t'i patur sërish të ulur në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës, pasi janë të interesuar të jenë të pranishëm në diskutimin e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE