Tripoli, 4 mars, NOA - Pasi lideri i Libisë, Muhamar Gedafi, u ka kërkuar të gjitha vendeve islamike që të "izolojnë" Zvicrën, duket se duke nisur që nga vendi i tij ai po ndërmerr masa konkrete. E para, është ajo e transferimit në planin ekonomik konfliktin me vendin që përmes një referendumi anti-minare, u tha stop ndërtimeve të kulteve islamike. Kundër vendit evropian do të vendoset një embargo tregtare dhe ekonomike, deklaroi një zëdhënës i qeverisë në Tripoli.
Barnat dhe aparatet mjekësore në të ardhmen do të blihen në vende të tjera. Marrëdhëniet mes Libisë dhe Zvicrës janë prishur që prej korrikut 2008, kur një prej djemve të kryetarit të shtetin Muhamar Gedafi u arrestua përkohësisht në Gjenevë.
Që atëherë, Tripoli ka tërhequr të gjitha llogaritë bankare nga Zvicra dhe ka dëbuar sipërmarrjet zviceriane.
Madje Gedafi, në deklaratën e tij mbi Zvicrën ka përmendur edhe të ashtuquajturën Xhihadin (Luftën e Shenjtë), e cila sipas tij duhet të nisë ndaj këtij vendi që mohon të drejtat e muslimanëve, siç cilësoi ai ndërtimin e minareve për besimtarët.
n.e/NOA