English

NATO, Imami prezanton strategjinë

Tiranë, 4 mars, NOA - Ndryshimet e brendshme që pritet të ndodhin në strukturën e NATO-s, kërkojnë nga Shqipëria dhe përgatitjen e strategjisë si vend me të drejta të plota i aleancës. Për këtë qëllim ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka prezantuar sot para komisionit të sigurisë strategjinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, theksoi në fjalën e tij se koncepti i ri i NATO-s lidhet me ndryshimin e mjedisit strategjik në botë.

Ai vlerësoi se vendi ynë duhet ti përgjigjet koncepteve të reja dhe në hartimin e tyre duhet të marrin pjesë edhe institucionet shqiptare.

Në Samitin e fundit të Aleancës, në Strasburg-Kehl në prill të vitit 2009, Këshilli i Atlantikut të Veriut, vendosi që në 2010-n të hartojë konceptin e ri strategjik të NATO-s, nisur nga fakti që mjedisi i sigurisë sot ka ndryshuar dhe nuk është më ai i vitit 1999, kur është miratuar koncepti me të cilin punon aktualisht Aleanca.

Për hartimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s, i cili pritet të miratohet në Lisbonë në fund të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmusen, ka ngritur një grup ekspertësh, i cili kryesohet nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

m.xh/NOA

KOMENTE