Brazil, 4 Mars NOA - Tashmë mund të themi se lojtarët brazilian të Milanit, Pato dhe Ronaldinho mund ti thonë lamtumirë botërorit të Afrikë e Jugut 2010.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i Brazilit Carlos Dunga i cili ka thënë se tashmë çdo provë për të zgjedhur lojtarët ka përfunduar dhe të gjithë i kanë patur mundësitë e tyre.
Me këtë deklaratë Dunga ka konfirmuar dhe një herë tjetër se tashmë lista e lojtarëve për botërorin ka përfunduar dhe me pak fjalë Dinho dhe Pato do të mbeten jashtë saj.
Me sa duket provat e mira që kanë dimostruar dy lojtarët në ekipin e Milanit nuk i kanë mbushur mendjen teknikut brazilian që ti thërrasë ata në botërorin e Afrikë e Jugut 2010.
r.b/NOA