Tiranë, 4 mars, NOA - Plagosja e dy oficerëve të forcave speciale në repartin e Zall Herrit në kryeqytet, ka ardhur si pasojë e mos koordinimit të lëvizjes së helikopterit dhe teknikut që lëshonte litarët gjatë stërvitjes.
Sipas dëshmive të specialistëve të që kanë shkuar në vendngjarje, incidenti me dy oficerët e forcave speciale mund të ishte kthyer në një tragjedi, nëse lartësia e helikopterit do të kishte qenë disa metra më e lartë nga toka.
Dy oficerët e plagosur janë, Albert Kuçi, i cili ka thyer njërin krah dhe Alban Kurti, i cili ka pasura shembje në trup.
Oficerët u plagosën gjatë stërvitjes që bënin duke zbritur me litar nga helikopteri.
Sipas dëshmive ka qenë tekniku i helikopterit ai që ka lëshuar litarin duke rrëzuar disa metra larg tokës dy efektivat e forcave speciale.
m.xh/NOA