Tiranë, 4 mars, NOA Update - Si një njeri që njihet për protestat e tij, nuk impresionohet nga ata që i bëjnë sfidë duke e kërcënuar me mbajtje protestash.
Kështu ka replikuar kryeministri Berisha me kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ndërsa ky i fundit ka paralajmëruar ashpër se nëse nuk zgjidhet kriza politike në vend, atëherë opozita do të protestojë dhe do të bojkotojë sërish parlamentin.
"Ato që paraqite, mos janë gjë patenta?", ka ironizuar Berisha Ruçin, ndaj aktit të tregimit të tij në foltoren e Kuvendit të disa kartave identiteti të falsifikuara.
"Jo, - ia ka kthyer Ruçi, - ishin karta identiteti. Si abuzimet që u bënë në Rruzhdie, dhe Rruzhdie është e gjithë Shqipëria".
Në fund, Ruçi ka deklaruar se Partia Socialiste kërkon të bëhet një transparencë dhe kjo zgjidhet me mjete politike dhe vullnet politik.
Por Berisha i ka thënë se PS po kthehet në Partinë e Rruzhdies. "Mos u ktheni në Partinë e Rruzhdies se jeni Parti Socialiste more", tha ai. .... (vijon).
n.e/NOA