English

Ruçi: Kuvendi po i zvarrit nismat e PS

Tiranë, 4 mars, NOA - "Mazhoranca dhe Kuvendi po kërkojnë të zvarrisin shqyrtimin e kërkesave të Partisë Socialiste me anë të procedurave parlamentare".

Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot kryetari iGrupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, pas takimit të zhvilluar mekryetaren e Kuvendit, Jozefia Topalli.

Në një prononcim për mediat, Ruçi, theksoi se kërkesa e tij për k ryetaren e Kuvendit ka qenë që, dy nismat ligjore të Partisë Socialiste të shqyrtohen në fillim të seancës parlamentare dhe jo në fund, siç është vendosur nga konferenca e kryetarëve.

Deputetët e Partisë Socialiste e kanë kushtëzuar pjesëmarrja e tyre në Kuvend me shqyrtimin e ligjeve të propozuara për hetimin e zgjedhjeve.

Ndërsa sot kanë kërkuar dhe vendosjen enismave që kërkojnë ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore, në pikën e parë të rendit të ditës në Kuvend.

"Kërkova që nismat tona të diskutohen nëfillim të seancës dhe jemi në pritje të një përgjigje", është shprehur kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi.

m.xh/NOA

KOMENTE