Tiranë, 4 mars, NOA - Gjatë mesditës së sotme u bë me dijeni se grupi parlamentar i deputetëve socialistë do të ishte i pranishëm në seancën plenare, por kjo gjë duket se nuk po ndodh.
Seanca plenare e pasdites ka nisur, ndërkohë që 64 deputetët e Partisë Socialiste ende nuk janë të pranishëm në sallë, në një kohë kur në mbledhjen e paradites së grupit parlamentar u tha se ata do të merrnin pjesë gjatë saj.
Kjo, edhe pse deputetët socialistë e kishin bërë të qartë se gjithsesi do të kishin dalë nga seanca pasi të kishin mbrojtur brenda saj dy nismat e paraqitura lidhur me hetimin parlamentar të zgjedhjeve.
Gjithsesi, pritet që socialistët të paraqiten në Kuvend vetëm në përfundim të seancës, duke kërkuar që të diskutojë mbi kalendarin javor, me qëllim futjen e dy nismave të PS-së, për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Pas betimit një seancë më parë, kjo është hera e dytë që deputetët socialistë shkelin në Kuvend pas bojkotit disa mujor që u bënë punimeve të Kuvendit.
n.e/NOA