Tiranë, 4 mars, NOA - Ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Shqipërisë, ndeshja miqësore e ekipit tonë kombëtar me Irlandën e Veriut, zhvilluar dje në mbrëmje në stadiumin "Qemal Stafa". Ndeshja e zhvilluar në kuadër të ndeshjeve përgatitore për Botërorin e Afrikës së Jugut 2010, paraqiti një kombëtare shqiptare e cila dominuar në pjesën e parë të ndeshjes duke pasur raste në portën e miqve.
Goli i avantazhit dhe i vetmi për përfaqësuesen shqiptare u realizua nga Skela në minutën e 25-të të ndeshjes, pas një goditje dënimi.
Ndërkaq, në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare kishte raste për të shënuar në portën e Irlandës së Veriut, por nuk mund të shënojë përsëri.
E megjithatë drejtuesit e saj, si edhe tifozët janë paraqitur të kënaqur me këtë rezultat në avantazh ndaj skuadrës mike që mbërriti nga Irlanda e Veriut dje në stadiumin "Qemal Stafa".
n.e/NOA