Romë, 4 Mars NOA - Lojtari i Romës Luca Toni i cili nuk ka shumë kohë që ka ardhur tek ky ekip, duket se është rikuperuar plotësisht dhe ndihet tepër i gatshëm për sfidën e ardhshme të ekipit të tij me skuadrën e Milanit.
"Jam i gatshëm për të luajtur me Milanin, por nëse do të jem në formacion, kjo i takon Ranierit të vendosë. Unë di të them se ndihem mjaft mirë dhe jam në formë", - këto ishin fjalët e sulmuesit të Romës, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për këtë ndeshje.
Për teknikun e kryeqytetasve ky lajm është tepër i mirë pasi ai ka shprehur gjithmonë pëlqimin e tij për këtë lojtar dhe aktivizimi i tij pas dëmtimit që ka vuajtur nuk mund të jetë diçka e pabesueshme.
r.b/NOA