Tiranë, 4 mars, NOA - Nismat e paraqitura nga Partia Socialiste në Kuvend për hetimin e zgjedhjeve nuk mund të jenë të vlefshme në momentin kur ato janë të hartuara në formë drafti.
Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë seancës së sotme plenare, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, sipas të cilës nuk mund të ngrihet një i komision i bazuar mbi një draft.
"Madje Partia Socialiste ka paraqitur edhe një draft tjetër ku thotë se duhet ta ndryshosh ligjin e zgjedhjeve ashtu siç dua unë", shtoi Topalli, lidhur me një fakt të tillë.
"Unë kisha mundësi që t'ua ktheja mbrapsht. Por më parë u them të gjithëve se Rama ka 6 muaj që u gënjen të gjithëve", tha më pas ajo.
Më tej, kryeparlamentarja përmendi të gjitha koncesionet që kryeministri i ofroi opozitës për zgjidhjen e krizës, siç ishte ai i marrjes së shumicës në komisionin hetimor të zgjedhjeve.
"Në një kohë që Berisha i jepte nga një koncesion në tjetrin, Rama shkonte gjithmonë e më tepër në ekstrem. Eshtë e drejta e opozitës të ndërtojë komision hetimor, por në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Në cilin vend të botës, kryeministri thotë bëj sërish ndryshime në Kodin Zgjedhor?", përmendi Topalli koncesionet e ofruara nga kryeministri për zgjidhjen e krizës politike, ofruar nga Berisha ndaj opozitës.
n.e/NOA