English

Transporti urban, Rama prezanton projektet

Tiranë, 4 mars, NOA - Transporti urban mbetet një nga shërbimet më problematike të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka premtuar përmirësimin e këtij shërbimi vetëm në vitin 2011, pasi mendohet të zbatohen katër projekte të rëndësishme të saj, kryesisht në infrastrukturën rrugore, në prioritetet e rrugëve më të rëndësishme për të lëvizur, menaxhimin e lëvizjes si dhe mjetet e transportit publik.

Këto projekte janë publikuar sot nga kryebashkiaku Edi Rama, gjatë një takimi me shoqatën e transportit qytetas dhe operatorët e shërbimit

Për tu krijuar kushte të mira udhëtimi qytetarëve, kryebashkiaku Rama ka kërkuar nga operatorët e shërbimit të rinovojnë mjetet e transportit urban.

Sipas bashkisë së Tiranës, sot sfida e saj është zgjidhja e disa aspekteve më të rëndësishme dhe problematikave të shërbimit, rritja e standardit të shërbimit dhe komoditetit të qytetarit, sidomos kjo e krahasuar me standardet e vendeve të tjera evropiane, në kuadër të rrugës së integrimit në BE.

Për të kontrolluar mjetet e transportit publik është ngritur një qendër e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut e cila do të funksionojë me sistem elektronik.

Bashkia e Tiranës rekomandon disa masa disa prej të cilave, një rinovim i parkut të mjeteve, ku synohet të vihen në shërbim të qytetarëve mjete të reja për çdo linjë (pjesa më e madhe do të kryhen në vitet 2010-2011). Një tjetër masë do të jetë investimet për mjetet e transportit publik të cilat duhet të jenë të pajisura me ajër të kondicionuar, hyrje e lehtë në mjetet bus, autobusë të pajisur me platformën për personat me aftësi të kufizuar, siguria në bord, sisteme kamerash, sisteme monitorimi, kontrollit të flotës së mjeteve.

b.a/NOA

KOMENTE