Tiranë, 5 mars, NOA - Meqë rajoni i Ballkanit përfshihet në vështirësi të lëvizjes së lirë, ku qytetarët duhet t'u nënshtrohen kontrolleve të shumta kufitare, duhet të shqyrtohet mundësia e krijimit të një "Shengeni Ballkanik" për të nxitur shkëmbimin më intensiv të mallrave, kapitaleve dhe ideve.
Një ide e tillë u hodh gjatë punimeve të konferencës së 7 Ministrore mbi Bashkëpunimin për Kufijtë në Europën Juglindore (SEE), mbajtur në Tiranë.
Sipas tij, kjo do të ndihmonte në intensifikimin e shkëmbimeve mes vendeve të rajonit, nëse mendon se vetëm për të shkuar deri në Ljubjanë, të bëhen 5 kontrolle policore.
"Sot mesazhi ynë është se me të vërtetë krimi është transnacional, nuk njeh kufi, shtetësi apo kombësi, nuk ka pasaportë, por kufiri i pathyeshëm për ta është vendosmëria jonë për t'u përballur dhe për të fituar çdo betejë, kundër çdo fenomeni kriminal", tha Basha lidhur me një koncept të tillë.
Sipas tij, në funksion të lëvizjes së lirë të qytetarëve, duhet marrë edhe një vendim sa i shpejtë i Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
n.e/NOA