SHBA, 5 mars, NOA - Njeriu i cili plagosi dy oficerë sigurie të Pentagonit ka ndërruar jetë nga plagët vdekjeprurëse që mori në shkëmbim zjarrin me policinë.
Shefi i policisë së Pentagonit, Riçard Kivill, tha se sulmuesi i armatosur, i identifikuar si Xhon Patrik Bedell, 36 vjeç, me siguri përpiqej të hyjë në selinë e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, në kohën kur i plagosi oficerët mbrëmjen e së enjtes.
Dy oficerët u dërguan nw spital dhe pritet tw shwrohen sw shpejti.
Autoritetet po hetojnë për motivin e sulmit.