Romë, 5 mars, NOA - Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Ascoli Piceno të Italisë. Disa ditë më parë një tetëmbëdhjetë vjeçar është ankuar në polici se ndërsa ai ishte me të fejuarën e tij pranë një kishe në qendër, u është afruar një i panjohur, i cili u ka kërkuar një cigare dhe pastaj të holla, duke u rrëmbyer me forcë 75 €uro nga portofoli. Para se të iknin, grabitësi i kishte urdhëruar që të mos kontaktonin me policinë, përndryshe do t'i gjurmonte e do t'i rrihte.
Por dy të fejuarit nuk janë mjaftuar vetëm me denoncimin në polici.
Ata kanë bërë investigime në Facebook dhe nga një fotografi kanë qenë në gjendje të zbulojnë emrin e grabitësit. Menjëherë kanë njoftuar policinë.
a.k/NOA