English

Dyshime mbi mrekullitë e Papa Vojtilës

Vatikan, 5 mars, NOA - Papa Gjon Pavli II nuk do të shenjtërohet këtë vit. Mediat polake kanë nisur një investigim, mbi atë që është quajtur si mrekullia e realizuar nga papa, i cili vdiq disa vite më parë.

Një gazetë polake shkruan në artikullin e saj se ka dyshime serioze për veprën që do i jepte Papa Vojtilës titullin shenjtor.

Dyshimi ka të bëjë më shërimin që Papa Vojtila i ka bërë një murgeshe nga sëmundja e parkinsonit.

Sipas gazetës, murgesha franceze, Marie Simon-Pierre, nuk vuante nga parkinsoni, por nga një sëmundje nervore, e cila shërohet me kalimin e kohës.

Dyshimet e hedhura nga media kanë bërë që Vatikani të lërë për më vonë procedurat e shenjtërimit dhe lumturimit të Papa Gjon Pavlit II.

Por problemi është më i madh sesa kaq, nëse akuza verifikohet për sëmundjen nervore Vatikani duhet të rishikojë shumë shenjtërime që ka bërë gjatë viteve.

Gazeta italiane, Corriere della Sera, shkruan se janë rreth 240 shenjtërime që janë bërë për njerëzit e kishës, me argumentin se kanë shëruar njerëz që vuanin nga sëmundja e parkinsonit.

m.xh/NOA

KOMENTE