Nju Jork, 5 mars, NOA - E pakënaqur me gjinjtë e saj, amerikania Maria Alaimo ka menduar, si shumë gra, për të kryer një operacion plastik, e vendosur të arrijë qëllimin e saj: Numrin katër. Por nuk ka shkuar e gjitha si duhej. Maria ka dalë nga operacioni me katër gjinj. "Deformimi i trupit të saj ka shkaktuar, - shkruan " Neu York Post", - dhimbje, paaftësi, humbje të përqendrimit, poshtërim dhe siklet".
Jo vetëm kaq, por gruaja është ndarë dhe nga burri i saj menjëherë pas përvojës së silikonit.
47-vjeçarja ka denoncuar kirurgun, duke kërkuar 5 milionë dollarë si dëmshpërblim. Mjeku, megjithatë, mohon çdo përgjegjësi dhe thotë se gruaja ishte informuar për rreziqet, përpara operacionit. Imazhet e gjirit të gruas tregojnë plagë të rënda.
"Maria ka dalë nga operacioni me katër gjinj", - tha avokati i saj, Michael J. Kuharski.
a.k/NOA