English

Greqi, votohet sot plani anti-krizë

Athinë, 5 mars, NOA - Parlamenti grek pritet të votojë ditën e sotme për paketën e kursimeve të miratuar nga qeveria në kuadrin e planit të shpëtimit nga kriza ekonomike që ka përfshirë vendin fqinj. Ai parashikon kursime dhe rritje të tatimeve në shumë të përgjithshme prej 4,8 miliardë eurosh, me anë të të cilave qeveria greke kërkon të rifitojë besimin e tregjeve financiare dhe të shpëtojë vendin nga falimentimi shtetëror. Por të tilla masa janë pritur me greva të tjera nga ana e sindikatave të sektorit publik dhe ekonomisë private.

Ndërkaq, kryeministri Jorgos Papandreu theksoi se nuk do të kërkojë para në takimin e tij të sotëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Sipas tij, Greqia ka nevojë më tepër për ndihmë nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të marrë kredi me kushte më të favorshme në tregjet financiare.

Ndërsa zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Droucas ka thënë se asaj nuk i duhen ndihma të drejtpërdrejta financiare të partnerëve në BE-së për përballimin e krizës së huave.

n.e/NOA

KOMENTE