English

Harrojeni pranverën, po vjen dimri

Milano, 5 mars, NOA - Nga pikëpamja e stinëve në pjesën më të madhe të Europës duhet të kishte ardhur pranvera. Por sipas meteorologëve, i ftohti siberian dhe reshjet do të vazhdojnë dhe për ca kohë.

Një studim i qendrës meteorologjike në Itali, bënë të ditur se java e fundit do të jetë më temperatura të ulëta dhe me shumë reshje.

Studjuesit sqarojnë se i ftohti siberian po vazhdon më shumë sesa pritej. Madje një rrymë e acartë është drejtuar nga Siberia drejt Europës qendrore.

"Një bërthamë e të ftohtit është shkëputur nga Rusia dhe po lëviz drejt perëndimit dhe në Europën qendrore. Një pjesë e këtij të ftohti do të shtyhet deri në Ballkan", thotë një prej meteorologëve në institutin e Milanos.

m.xh.NOA

KOMENTE