English

Identifikohet kufoma në Fier

Fier, 5 mars, NOA - Policia e Fierit ka bërë të ditur se trupi i pajetë i gjendur afër rrugës hekurudhore i përket Kastriot B. i vitlindjes 1954, lindur në Elbasan dhe banues ne Fier.

Policia e Fierit sqaron se në trupin e të vdekurit nuk ka pasur shenja dhune, duke larguar në këtë mënyrë hipotezën për ndonjë aksident automobilistik.

"Në vijim të informacionit, ku rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën Fier-Seman, rreth 50 m në perëndim të kalesës së rrugës hekurudhore, në kanalin anësor të kësaj rruge u gjet një kufome e seksit mashkull, rreth 55-60 vjeç, i paidentifikuar; Nga veprimet e para hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, rezultoi se kufoma i përket shtetasit Kastriot B. i vitlindjes 1954, lindur ne Elbasan dhe banues ne Fier, si dhe nga kqyrja e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune", thuhet në njoftimin e policisë së Fierit, në lidhje me ngjarjen.

m.xh/NOA

KOMENTE