English

Masakra e Devollit, ende s'nis procesi

Devoll, 5 mars, NOA - I pandehuri i masakrës së Devollit, ku mbetën të vrarë tre vëllezër, ende nuk po mund të vihet në gjykimin gjyqësor, pasi procesi ndaj tij po dështon disa herë. Këtë radhë, Besim Karaj, nuk ka mundur të gjykohet në gjykatën e Korçës, për shkak të tërheqjes së avokatit të tij mbrojtës, Enrik Anastasi. Sipas informacioneve, avokati i Karajt deklaroi se nuk mund ta mbronte të pandehurin për arsye shëndetësore.

Besim Karaj u vetëdorëzua para forcave policore pas ditësh të tëra kërkimi, ndërsa kreu një krikm të trefishtë në në fshatin e Vidohovës në Devoll, kundër tre vëllezërve Taulant, Edelvam dhe Xhilian Mulliri.

n.e/NOA

KOMENTE