English

Nis manifestimi tradicional "Epopeja UÇK"

Prishtinë, 5 shkurt, NOA - Ka nisur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, fillon manifestimi tradicional "Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës". I organizuar nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ky aktivitet parashikohet të zgjasë deri më datën 7 mars.

Bëhet me dijeni nga autoritetet kosovare se fillimi i këtij manifestimi shënohet në Prishtinë, nesër ai vazhdon me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ndërsa në mbrëmje në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë mbahet Akademia Përkujtimore. Pikërisht në Prekas, ky manifestim tradicional edhe përmbyllet me të ashtuquajturën "Nata e Zjarreve". Kjo pasi, dymbëdhjetë vjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit, i cili njihet edhe si komandant legjendar i UÇK-së.

E prandaj, ky manifestim i madh përmbyllet pikërisht në këtë pikë historike për Kosovën dhe luftën e saj për pavarësi.

n.e/NOA

KOMENTE