Fier, 5 mars, NOA - Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka inauguruar sot në Fier godinën e re të DRSHTRr-së si dhe sallën dixhitale të provimit teorik për lejet e drejtimit të automjeteve. Investimi në fjalë ka një vlerë prej 28.480.000 lekësh të reja. "Sistemi i dixhitalizimit në dhënien e provimit teorik për lejet e drejtimit të automjeteve ka një rëndësi të veçantë, pasi eliminon dhe ata elementë të vegjël negativë të ryshfetit, duke rritur kështu ndjeshëm cilësinë e drejtuesve të rinj të mjeteve", u shpreh ministri Olldashi.
"Projekti i dixhitaizimit te provimit të teorisë për lejet e drejtimit ka filluar si një projekt pilot para dy muajsh në Durrës dhe sot pothuajse e kemi përfunduar në të gjithë vendin.Javën që vjen inagurojmë sallat e reja dixhitale të teorisë për dhënien e provimit teorik për marrjen e lejeve të drejtimit në Gjirokastër dhe Berat", tha Olldashi gjatë ceremonisë.
Të pranishëm në këtë inaugurim ishin edhe deputetët e qarkut të Fierit, Mesila Doda dhe Vasillaq Ngresi si dhe drejtori i Përgjithshëm DPSHTR-së, Kreshnik Bozhdo.
n.e/NOA