English

Policia përleshet me protestuesit

Athinë, 5 shkurt, NOA - Policia greke u përplas sot me demonstruesit në qendër të Athinës, të cilët protestojnë kundër masave të kursimit të propozuara nga qeveria për të zgjidhur krizën e rëndë financiare që ka goditur vendin.

Policia përdori gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit që hodhën gurë para ndërtesës së parlamentit ku ligjvënësit janë tubuar për t'i miratuar masat. Qeveria greke tha se ulja e shpenzimeve nevojitet për të shmangur falimentimin e vendit.

Dy sindikatat kryesore në vend sot bënë thirrje për grevë të përgjithshme në 11 mars, ndërkohë që kryeministri George Papandreou udhëton në Gjermani për të kërkuar mbështetje për vendin e tij që t'u ballafaqohet me krizën e rëndë financiare.

m.xh/NOA

KOMENTE