English

Religjonet, qeveria ngre grup pune

Tiranë, 5 mars, NOA - Qeveria do të ngrejë së shpejti një grup pune ndërinstitucional, në nivel teknik, për të mundësuar zbatimin më të shpejtë dhe efikas të objektivave të Strategjisë Kombëtare për Dialogun Ndërkulturor. Një fakt i tillë u bë me dijeni gjatë mbledhjes së radhës të Komitetit Koordinues Kombëtar për Aleancën e Qytetërimeve, e kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Gjatë kësaj mbledhje, ai bëri një ekspoze të punës së kryer nga MPJ në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Dialogun Ndërkulturor, të miratuar në janar të vitit 2009.

Ndërkaq, në këtë mbledhje të pranishme kanë qenë edhe komunitetet fetare tradicionale në vendin tonë.

Komuniteti Mysliman nga ana e tij është përfaqësuar nga Genti Kruja dhe Astrit Zharri, ku i pari në këtë takim ka përshëndetur nismat e marra në kuadër të evenimenteve të Aleancës së Qytetërimeve, duke shtuar se, tashmë këto nisma, krahas organizimit në nivele të larta, qeveritare dhe organizmave të tjerë, si komunitetet fetare, etj., duhet të ketë organizime edhe të nivelit për shoqërinë dhe masat e gjera, duke sugjeruar kurrikula të veçanta për ministrinë e Arsimit.

Këto sipas tij, do të shërbejnë që të promovohet dialogu ndërfetar tek brezi i ri dhe ka sugjeruar organizimin e programeve festive dhe artistike në bashkëorganizim me të gjitha komunitetet fetare tradicionale në vend, për ta përçuar frymën e traditës së dialogut ndërfetar edhe tek masat e gjera të popullit.

Në këtë takim ishin të pranishëm gjithashtu edhe ambasadorët e Turqisë, Spanjës, përfaqësuesi i PNUD-it, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

n.e/NOA

KOMENTE