Tiranë, 5 mars, NOA / Nga Milena Selimi - I pari përfaqësues i lartë i Eurimages-it (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinematografinë Evropiane) që vjen në vendin tonë, Roberto Olla, ka shpjeguar në një seminar të organizuar mënyrën e aplikimit në këtë organizëm, kushtet që duhet të plotësojnë kineastët, limitet dhe marrëveshjet që duhen respektuar në paraqitjen e projekteve. "Ne dimë shumë pak rreth kinemasë shqiptare", - u shpreh ai.
Dhe vazhdoi se ndodhet këtu për të njohur producentët dhe regjisorët, për t'u njohur me projektet e tyre, për t'i nxituar ata në aplikimin e projekteve.Roberto Olla është i pari përfaqësues i lartë i Eurimages-it që vjen në vendin tonë, qysh prej anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizëm, shtator 2009.
Olla e përsëriti disa herë që projektet që Eurimages financon (në masën 17% të buxhetit) duhet të jenë bashkëprodhime, me të paktën 2 producentë nga vende të ndryshme dhe të zbatojnë marrëveshjen e lidhur mes tyre, dhe në rastet kur ajo nuk ekziston, zbatohet marrëveshja që ata kanë me Eurimages-in.
m.s/n.e/NOA