English

Turqia: SHBA të bllokojë ligjin e genocidit

Ankara, 5 mars, NOA - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan Barak Obama që ta bllokojë rezolutën, e cila e njohu si gjenocid masakrën e armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ai tha se Ankaraja është "shqetësuar seriozisht" nga votimi i Komitetit të Kongresit për rezolutën, dhe paralajmëroi ndërprerjen e lidhjeve me Uashingtonin.

Turqia, anëtare e NATO-s, e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Uashingtoni për konsultime, pas votimit në Komitetin e për Marrëdhënie të Jashtme në Kongres.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur shqetësime se rezoluta jo-detyruese gjithashtu mund t'i dëmtojë përpjekjet e Turqisë myslimane dhe Armenisë së krishterë që t'a varrosin armiqësinë shekullore.

Azerbejxhani, aleat i ngushtë i Turqisë, gjithashtu e ka dënuar rezolutën, duke thënë se ajo është "në kundërshtim me interesat shtetërore të SHBA-ve dhe interesat e popullit amerikan".

Turqia pranon se shumë armenë janë vrarë nga turqit otomanë, por mohon se vdekja e tyre ishte gjenocid.

NOA/EL

KOMENTE