Kiev, 5 mars, NOA - Duket se sapo është zgjedhur presidenti i ri i Ukrainës sapo ka siguruar edhe qeverisjen e re të vendit, duke u rrëzuar Timoshenko si kryeministre, e ka mbajtur "frymën" direkt e në Rusi. Kjo mund të cilësohet si vizita e dytë më e rëndësishme diplomatike e kreut të ri të shtetit ukrainas, Viktor Janukoviç, pas asaj të zhvilluar në Bruksel dhe bëhet pikërisht në Rusi, për të cilën thuhet se ai ka vokacion, më shumë sesa flet për Bashkimin Evropian dhe Perëndimin në tërësi.
Pritet që takimet e tij në Moskë të fokusohen në çështjet e furnizimit me gaz nga Rusia. Duket se Janukoviç e ka kënaqur Rusinë duke e bërë të qartë se ai e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO, pasi para-ardhësi i tij, Viktor Jushçenko, shpresonte se Ukraina do të anëtarësohej në Aleancë. Janukoviç është inuguruar në postin e presidentit javën e kaluar, ndërsa udhëtimi i tij i parë si president ishte në Bruksel, në selinë e Bashkimit Evropian.
n.e/NOA