Torino, 5 Mars NOA - Diego është kthyer në një çështje të vërtetë në ambientet e klubit të Juventus dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e rendimentit të tij jo të mirë në ndeshjet që ka zhvilluar.
Për këtë gjë ka folur vetë trajneri i ekipit Alberto Zakeroni i cili ka theksuar se Diego është një lojtar që bën diferencën dhe problemi i tij sipas teknikut italian është fizik pasi braziliani ka zhvilluar rreth tre ndeshje në javë që do të thotë një minutazh tepër i madh për një lojtar vetëm për shtatë ditë.
Për këtë arsye Zakeroni po mendon ta lërë pushim lojtarin në sfidën delikate të Juventusit, në transfertën e Firenzes.
r.b/NOA