English

Afrika 2010, Spanja më e shtrenjta

Kejptaun, 6 mars, NOA - Spanja është ekipi i cili duket se i ka llogaritë "më të fryra" në kuadrin e kampionatit të ardhshëm botëror, Afrika 2010. Kjo pasi vlera e të gjithë futbollistëve të ekipeve kombëtare që marrin pjesë në Botërorin "Afrika e Jugut 2010" i kalon 5 miliardë euro. Eshtë agjencia "Futebol Finance", e cila ka ndërmarrë një studim lidhur me vlerën e çdo futbollisti që po merr pjesë në ndeshjet në kuadrin e këtij kampionati dhe ka rezultuar se ata që i përkasin Spanjës, janë edhe më të paguarit.

Madje thuhet se Spanja ia kalon edhe Brazilit apo skuadrave të tjera të njohura në botë për futbollin e tyre, madje edhe vetë Anglisë apo Italisë.

Duke parë vlerën financiare të skuadrave, Brazil-Portugali është ndeshja më e pasur e fazës në grupe, pasi në fushë do të jenë dy skuadra me vlerë 895 milionë euro. Ndeshja e dytë më e pasur është Brazil-Bregu i Fildishtë me vlerë 695 milionë euro dhe e treta Spanjë-Zvicër e grupit H, me një vlerë 680 milionë.

n.e/NOA

KOMENTE