Kili, 6 mars, NOA - Tërmeti më i madh i dekadës së fundit në gjithë globin që goditi Kilin një javë më parë, ka shënuar gjithsej 452 të vdekur. Ky është bilanci zyrtar i tragjedisë që u bë publik sot nga qeveria e Kilit.
Ndërkohë që numri i të humburve mbetet ende i paqartë dhe nuk ka një shifër zyrtare. Autoritet kanë shkarkuar nga detyra shefin e shërbimit oqeanografik të marinës kiliane, me argumentin se dha alarm të rremë për cunami.
Qeveria ka nisur dhe një hetim për mënyrën sesi u përballua tragjedia ditët e para të saj.
Kili u godit nga një tërmet me shkallë 8.8 rihter, një javë më parë.
m.xh/NOA