English

E rrallë, bie dëborë e verdhë

Moskë, 5 Mars NOA - Dëborë e verdhë ka qenë ajo që ka rënë në Amur, një vend i cili ndodhet në lindje të largët të Rusisë.

Erërat e forta të Mongolisë janë përzier me retë, me një pluhur të verdhë rëre dhe nga shteti i Kinës, kanë ardhur në Rusi, duke bërë të mundur që flokët e dëborës të kenë një ngjyrë të verdhë si dhe ju e shihni ne foto.

Zyrat metereologjike lokale kanë sqaruar për të gjithë, se kjo lloj dëbore nuk është e dëmshme për sa i përket shëndetit të qytetarëve të atij vendi.

r.b/NOA

KOMENTE