English

Eurodeputeti Thaler: Të kënaqur me qeverisjen

Tiranë, 6 mars, NOA - Parlamenti Europian dhe raportet ndërkombëtare vlerësojnë progresin e Shqipërisë dhe janë të kënaqur me hapat që ajo po hedh.

Një deklaratë të tillë e ka bërë sot eurodeputeti Zoran Thaler, anëtar i grupit socialist në Parlamentin Europian, gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Eurodeputeti vlerësoi ndër të tjera ecurinë e proceseve integruese në Shqipëri, duke shtuar se "janë shumë të kënaqur që rezoluta e Parlamentit Europian dhe raportet ndërkombëtare janë axhendë e punës së qeverisë dhe udhërrëfyes të reformave që ajo po vijon".

Nga ana tjetër, Thaler shprehu interesin për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Parlamentit Europian dhe parlamentit të Shqipërisë.

Ndërsa jryetarja e Kuvendit tha se mbështetja që Parlamenti Europian i jep Shqipërisë, mbetet thelbësore në përshpejtimin e proceseve integruese.

"Jemi shumë të vendosur për objektivin tonë të afëret, heqjen e vizave për qytetarët shqiptar. Parlamenti shqiptar si organ ligjvënës është themelor dhe lokomotivë për liberalizimin e vizave, që është edhe synimi ynë kryesor", tha ajo.

Duke shtuar se "Parlamenti është i vendosur për të vijuar përpara, pavarësisht përpjekjeve për të penguar liberalizimin e vizave nga ndonjë individ".

n.e/NOA

KOMENTE