Itali, 6 Mars NOA - Bëhet fjalë për një çift të cilët e kalonin natën në hotele luksi dhe në zbardhje arratiseshin pa paguar duke marrë mobilje dhe orendi me vlerë në këto vende.
Për këtë arsye ditën e sotme është bërë arrestimi i një çifti respektivisht Giulia Bianconi, 38 vjeç, e diplomuar në juridik dhe Andrea Brusco, 26 vjeç i diplomuar për informatikë.Karabinerët e vendit pasi panë çiftin me mobiljet nuk u besuan atyre të cilët thanë se po ndërronin shtëpi dhe dyshuan tek ata duke bërë të mundur dhe arrestimin e tyre.
r.b/NOA