English

Irani kërkon largimin e pilotëve rusë

Teheran, 6 mars, NOA - Teherani u ka dhënë pilotëve komercialë rusë, të cilët punojnë në Republikën Islamike dy muaj që të largohen nga vendi.Agjencia iraniane Fars citoi ministrin e Transportit, Hamid Behbahani, të ketë thënë se Irani nuk ka nevojë për ata.

Deklarata vjen pasi një aeroplan i prodhimit rus u përfshi nga zjarri kur ateronte në verilindje të Iranit në muajin janar, duke shkaktuar plagosjen e më shumë se 40 njerëzve.

Njëkohësisht, marrëdhëniet Teheran-Moskë janë ftohur edhe për shkak të dështimit të Moskës që t'a dërgojë sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore S-300, për të cilin Shtetet e Bashkuara nuk duan që të bjerë në dorën e Teheranit.

Muajin e kaluar, Rusia tha se mund të mos shesë armë nëse shitja do të çonte në destabilizimin e rajonit.

NOA/EL

KOMENTE