English

LGBT: Homoseksualët diskriminohen

Tiranë, 6 mars, NOA - Aleanca Kundër Diskriminimit të Homoseksualëe LGBT ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp në lidhje me protestën e organizuar në Lezhë kundër homoseksualëve. "Eshtë qesharake por mbi të gjitha e trishtueshme të shikosh të rinj që shpenzojnë energji të tilla ndërkohë që duhet të mendonin më mirë si të arsimohen, apo si të punësohen, apo si të rriten të shëndetshëm në një shoqëri që edhe falë prapambetjes së tyre është kaq e egër dhe kaq përjashtuese", citon deklarata.

Më tej, shton se "ngjarje si protesta anti-homoseksualizëm në qytetin e tyre janë të paligjshme". "Kushtetuta dhe ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi i konsiderojnë të paligjshme shfaqje të tilla që frymëzojnë dhunën dhe urrejtjen", përfundon ajo, duke i kërkuar pushtetit vendor në Lezhë që të kërkojë ndjesë publike për protestën e zhvilluar kundër deklarimit të një personi në një shou-televiziv se ai është homoseksual.

n.e/NOA

KOMENTE