Kajro, 6 mars, NOA - Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, u shtrua në një spital të Kajros për t'iu nënshtruar një operacioni mjekësor. Lajmi është bërë me dijeni nga televizoni shtetëror egjiptian, i cili ka sqaruar sesi tashmë vendi ndodhet nën drejtimin e Ministrit të Jashtëm i cili merr fuqitë e presidentit në raste të tillla. Gjithsesi, raportohen lajme të mira për shëndetin e presidentit egjiptian, i cili nuk pritet që të ketë ndërlikime të mëtejshme mbi shëndetin e tij.
n.e/NOA