English

Një javë pa internet në Korenë e Jugut

Seul, 6 mars, NOA - Koreja e Jugut shpesherë quhet "shoqëria më e lidhur në internet". Ajo ka një prej lidhjeve më të shpejta me internet dhe numrin më të madh të shtëpive të lidhura me informacionet në internet kudo qofshin në botë. Në fakt, interneti është kaq pjesë integrale e jetës së përditshme të Koresë së Jugut sa që disa njerëz kanë sugjeruar që është e pamundur të fuksionosh pa të. Apo mundesh? Si pjesë një serie programesh të BBC-së kushtuar internetit, që përpiqen të hedhin dritë mbi mënyrën se si interneti e ka ndryshuar botën, korrespodenti i BBC-së, John Suduorth u përpoq të bind koreano-veriorët të jetojnë një javë të tërë pa internet.

Fillimi

Nuk ishte e lehtë. Fillimisht u thirr një takim i komunitetit të lagjes për banorët e një blloku banimi në qendër të Seulit.

Më tej ngjitje e vështirë nëpër shkallë dhe trokitje në dyer.

Pavarësisht nga moti, u ngjitën postera që i tregonin banorëve të bllokut se kërkonin vullnetarë për eksperimentin.

Ka një arsye përse koreanojugorët nuk dua të heqin dorë lehtësisht.

Ata janë pjesë e një prej shoqërive më të lidhura në internet.

Ajo karakterizohet nga lidhjet me shpejtësinë më të madhe në botën, dy herë më e shpejtë se në Japoninë fqinje rivale.

Shpeherë qytetarëve të saj u referohet si netizens, një kombinim i fjalëve në anglisht internet plus qytetarë.

Koreanojugorët janë të lidhur me një rrjet masiv informacioni që e transformon mënyrën se si ata mësojnë, konsumojnë, shoqërohen dhe shprehin vetveten.

Familjet

Përpjekja vleu. Të ulur përreth tavolinës së ngrënies, familja Kim diskuton përfshirjen në eksperiment. Ata diskutojnë sesi do t'ia dalin pa internet për shtatë ditë.

Disa shkallë më tutje, një tjetër familje Yangs edhe ata kanë pranuar të marrin pjesë.

Dhe që eksperimenti të fillonte thjesht u thirr një inxhinier për të hequr lidhjen me internet. Ka pak ankth. Kim Seung-yeon, 16 vjeçar është një programues i talentuar interneti dhe një përdorues i madh tij.

"Filloj ta përdor atë, sapo zgjohem nga gjumi dhe mesatarisht, ndoshta e përdor për gjashtë orë në ditë", tregon ai.

Natyrisht që ka edhe një numër gjërash që të pengojnë. Si për shembull pazari në internet.

Tani blerja e sendeve të nevojshme bëhet në mënyrën e vjetër. Me kalimin e ditëve familjet fillojnë të raportojnë edhe një reagim psikologjik. Duke qenë të shkëputur prej internetit, nuk sheh as rrjetet e lajmeve dhe informacionet e tjera të vlefshme që janë larg vetëm me një të prekur të butonit. Kim flet për një lloj ndjenje izolimi.

Të gjithë vullnetarët e këtij eksperimenti pajtohen se ka shumë anë pozitive të këtij eksperimenti. Të liruar nga kompjuterat e tyre, familjet zbulojnë se po kalojnë më shumë kohë me njëra-tjetrën. Seung-yeon luan më shpesh në piano. Lexohen libra dhe janë rizbuluar lojërat me letra.

Përfundimi

Natyrisht që shtatë ditë pa internet kuptohet që nuk priteshin të ishin një mundim shumë i madh. Megjithatë ai u ka dhënë familjeve të përfshira disa surpriza. Një prej tyre ishte edhe fakti që mbështeten shumë tek ai në shumë aspekte të jetës. Eksperimenti përfundon dhe familjeve që morën pjesë në të u rivendoset lidhja me internet. Ata janë shumë të lumtur që kanë hyrë përsëri në autostradën super të shpejtë të informaciont dhe ku Koreja e Jugut është duke drejtuar rrugën.

BBC

KOMENTE