English

OKB, 10 milionë USD për Kilin

Uashington, 6 mars, NOA - Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur t'i akordojë rajonit të goditur nga tërmeti në Kili, shumën e 10 milionë dollarëve si fond ndihme për rehabilitimin e zonës. Një lajm të tillë e ka bërë me dijeni sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, pas një takimi në Santiago të Kilit me presidenten Michelle Bachelet.

Sipas tij, këta dhjetë milionë dollarë do të përdoren si ndihma emergjente për viktimat e tërmetit në Kili, por edhe si mbështetje financiare dhe teknike për rindërtimin e vendit. Ndërkaq, programi Botëror i Ushqimeve ka organizuar një urë ajrore për furnizimin sa më të shpejtë të popullatës me ushqime.

Një operacion të ngjashëm, vetëm pak javë më parë OKB e aplikuan edhe në ishullin e Haitit, i cilig gjithashtu u godit nga një tërmet i fuqishëm.

n.e/NOA

KOMENTE