Londër, 6 mars, NOA - Deri më sot është e njohur varësia nga alkoli, cigaret dhe veseve të tjera. Por listës së gjatë të veseve, studiuesit anglez i kanë shtuar dhe një tjetër, varësinë ndaj internetit. Sipas studimit të publikuar nga një universitet anglez, të qenit i varur nga interneti mund të çojë deri në depresion.
Sipas studimit shumica e njerëzve që janë përdorues të rregullt të internetit kanë momente depresioni. Por kjo, sipas studimit, nuk do të thotë se janë me probleme mendore.
Ekipi Universiteti Leeds është bazuar në disa sondazhe të bëra me grup mosha të ndryshme dhe më problematike kanë rezultuar moshat e reja, të cilët sipas studimit, qëndrojnë më gjatë para kompjuterit dhe nuk e përdorin në mënyrë të dobishme.
Interneti është zhvilluar në formën e një "revolucioni social" dhe studiuesit mendojnë se ky zhvillim e dëmton mirëqenien mendore.
Ekipi Universiteti Leeds thekson se jo detyrimisht gjithë përdoruesit e internetit priren drejt këtyre pasojave dhe për më tepër nuk mund të thuhet se vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Autorët e studimit kanë vejtur se një numër i vogël përdoruesish kanë zëvendësuar jetën reale me atë virtuale, duke preferua më shumë catin on-line sesa bisedat me miqtë.
Preferenca e të fiksuarve pas internetit ishin faqet hot, lojërat e fati dhe lojërat zbavitëse.
m.xh/NOA