Itali, 6 Mars NOA - Cesare Prandeli aktualisht është nën drejtimin e ekipit të Fiorentinës, por zërat për një largim të mundshëm të tij në fund të këtij sezoni janë shtuar së tepërmi.
Për këtë çështje është folur shumë madje thuhej se Prandeli do të jetë dhe zëvendësuesi i Zakeronit tek ekipi i Juventus, por me sa duket kjo gjë nuk do të ndodhë dhe për të do të mbetet vetëm kujtimi që kishte si lojtar në këtë ekip.
Sipas burimeve të medieve italiane ku ata po e japin si një informacion të sigurt, faktin se tekniku vjollcë do të kalojë në drejtim të përfaqësueses Italiane dhe kjo gjë do të ndodhë vetëm në përfundim të botërorit kur dhe Lippi do të largohet nga pankina.
Me ikjen e Prandelit nga pankina e Fiorentinës flitet se i preferuari i ekipit si zëvendësues i tij, është Delio Rosi, por krahas tij janë dhe shumë emra të tjerë të cilët qarkullojnë në ambienetet e klubit.
r.b/NOA