English

Prifti: Privatizime për të ulur shpenzimet

PS: Privatizimi do mbushë xhepat e zyrtarëve

Tiranë, 6 mars, NOA - Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti bëri publike dje nismën më të madhe të privatizimit në gjithë vendin. Në një konferencë për mediat, Prifti deklaroi se do të privatizohet gjithçka për të shkurtuar shpenzimet.

Ai shtoi se është ngritur një grup pune që do të administrojë dosjet e privatizimit të objekteve shtetërore.

"Është ngritur një grup i posaçëm pune nën drejtimin e kryeministrit për të mbledhur informacione që dorëzohen në ministrinë e Ekonomisë, për të gjitha asetet që duhet të hyjnë në proces privatizimi", u shpreh ministri Prifti.

Ai shtoi se nga procedura e privatizimit do të shpëtojnë vetëm hidrocentralet, arsimi dhe shëndetësia, duke lënë të kuptohet se çdo ndërmarrje tjetër do të hyj në proces privatizimi.

"Ne parashikojmë 100 milionë euro kontribut në buxhetin e shtetit, tashmë ka mbetur një pjesë e Albetelektom, Armo, dhe INSIG", u shpreh ministri Prifti.

m.xh/NOA

KOMENTE