English

Rinis bora, bllokohen rrugët në Veri

Tiranë, 5 mars, NOA - Rënia e menjëhershme e temperaturave gjatë orëve të natës ka shkaktuar nisjen e reshjeve të dëborës në zonat veriore të vendit, duke krijuar problemet e para me qarkullimin rrugor në disa akse.

Kështu, korrespondentët e agjencisë së Lajmeve NOA raportojnë se dëbora ka bllokuar komunat Arren, Grykë Cajë, Zapot dhe Shishtavec, ndërkohë që ka izoluar fshatrat Lekbibaj dhe Markgegaj në qarkun e Tropojës.

Ndërkohë, akset rrugore Kukës-Peshkopi e Kukës-Shishtavec rezultojnë të bllokuara, ndërsa ato Kukës-Qafë Mali, Kukës-Has dhe Kukës-Morinë janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Komunat e thella malore, si ajo e Grykë Çajës, Arrënësit, Zapoti dhe Shishtavecit në Kukës tashmë janë të bllokuara nga bora që ka arritur mbi 40 centimetra.

n.e/NOA

KOMENTE