Prekaz, 6 mars, NOA - Në ditën e dytë të manifestimit "Epopeja e UÇK-së", udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë vizituar Prekazin, ku kanë bërë homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.
Presidenti i Kosovës, Famir Sejdiu, rezistencën e familjes Jashari e ka quajtur si shembull për brezat e ardhshëm.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se vepra e familjes Jashari do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës.
NOA/EL