Londër, 6 mars, NOA - Nuk ka më dyshime nga ana e shkencëtarëve. Krijesat më gjigande që kanë jetuar në tokë, dinosaurët, janë zhdukur si pasojë e një meteori gjigand që ka goditur miliona vite më parë tokën. Ky është mendimi i 41 shkencëtarëve më të mirë nga e gjithë bota, pas gati 20 vitesh studime dhe debate mbi këtë çështje.
Debatet e panelit të shkencëtarëve janë përqëndruar në arsyet se çfarë ka ndodhi në gjithë klimën dhe zhvillimin e botës 65 milionë vite më parë.
Përfundimi është se një asterid gjigand, goditi botën në vendin që sot ndodhet Meksika. Goditja e trupit qellor ka bërë që toka të humbas ekuilibrin dhe nga thellsia e saj të shpërthejnë një sërë vullkanesh që kanë zgjatur afërisht rreth 1,5 milion vjet.
Studimi i ri është kryer nga shkencëtarë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Kanadaja dhe Japonia.
Asteroidi me përmasa 15-kilometra mendohet se ka goditur planetin me një forcë
një miliard herë më të fuqishme se bomba atomike në Hiroshima.
m.xh/NOA