Naxhaf, 6 mars, NOA - Vetëm një ditë para zgjedhjeve kombëtare në Irak, një atentat i rëndë është kryer në qytetin Naxhaf, duke shkaktuar vdekjen e mëse katër njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 50 të tjerëve. Lajmi bëhet me dijeni nga mediat e huaja, sipas të cilave, objektivi i sulmit kanë qenë pelegrinët shiitë, në një kohë. Zyrtarët irakianë thonë se sulmi u krye pranë tempullit të Imam Aliut, një pikë turistike që vizitohet nga miliona pelegrinë shiitë nga Iraku dhe Irani çdo vit.
Ndërkaq, nesër në Irak votohet për një parlament të ri nga 20 milionë banorë me të drejtë vote, kurse ditëve të kaluara nga sulmet e ushtruara në vend kanë humbur jetën të paktën 45 njerëz, ku për sulmin e sotëm zyrtarët thanë se katër të vdekurit ishin turistë iranianë.
n.e/NOA