English

Tiger Woods rikthehet të stërvitet

SH.B.A, 6 Mars NOA - Numri një i golfit botëror amerikani Tioger Woods i cili kohët e fundit u përfshi në një skandal seksual, është rikthyer të stërvitet në sportin e tij të golfit.

Me sa duket Tiger po kërkon të kthehet në lojën e tij të preferuar dhe stërvitet shumë për këtë gjë pasi sipas burimeve të mediave në SH.B.A lojtari është trajnuar nga ora 8.30 e mëngjesit deri në 17.00 të pasdites dhe nuk ka reshtur asnjë moment në këtë gjë.

Kjo stërvitje ka qenë mjaft intensive për të pasi ai ka kohë që nuk praktikohet dhe për të arritur në nivelet e tij më të mira duhet që kjo stërvitje të jetë tepër efikase për Woods.

r.b/NOA

KOMENTE