English

Turqi-SHBA, në krizë për rezolutën

Ankara, 6 mars, NOA - Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se miratimi i rezolutës në komitetin e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, e cila e akuzon Turqinë për gjenocid ndaj armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, do t'i dëmtojë marrëdhëniet SHBA-Turqi.

"Vendimi i Komitetit për Politikë të Jashtme nuk do ta lëndojë Turqinë, por do t'i dëmtojë shumë marrëdhëniet, interesat dhe vizionin dypalësh. Turqia nuk do të jetë ajo që humb", tha Erdogan.

Miratimi i rezolutës bëri që ambasadori i Turqisë në Uashington, Namik Tan të kthehet në Ankara, ku sot pritet të takohet me kryeministrin, presidentin Abdullah Gyl dhe ministrin e Jashtëm Ahmet Davutogllu.

NOA/EL

KOMENTE